
Bracelona ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në La Liga, teksa ditën e sotme është mposhtur minimalisht nga Rayo Vallecano në transfertë.
Goli i shënuar nga Radamel Falcao në minutën e 30-të, rezultoi vendimtar deri në fund, pasi katalanasit nuk ia dolën dot të gjenin të paktën 1 gol.
Skuadra e Koeman e kishte mundësinë për të shënuar në minutën e 72-të, por Depay gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Kjo e sotmja ishte një ndeshje e veçantë edhe për mbrojtësin e Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës, ndërsa sot luajti për 90 minuta si kundërshtar i tyre dhe në fund doli fitimtar.
Sevilla nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Mallorca në transfertë.



