Ndeshja mes Vllaznisë dhe AEL Limassol në Qipro e vlefshme për raundin e dytë në Conference League, e cila ishte planifikuar të luhej të enjten duke filluar nga ora 16:30, ka ndryshuar orar. Është vendosur që sfida të shtyhet për në orën 19:00.
Një lajm i mirë ky për Vllazninë, pasi shkodranët prej ditësh kishin ankesë në lidhje me orarin, pasi duhej të luanin në vapë.
Ka qenë vetë UEFA, që i ka komunikuar klubeve se ndeshje do të luhet në 20:00, me orën e Qipros dhe në 19:00 me atë shqiptare. Vllaznia do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Qipro, për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”.



