
Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-1 nga Egnatia.
Shehi deklaroi se kundërshtari nuk dominoi, ndërsa shtoi se dy golat e pësuar ishin si vetëvrasje.
Egnatia nuk na dominoi. Komplimente djemve, u ndëshkuam në dy situata, dy gola që nuk duheshin marrë, mund të bënim faull taktik. Në pjesën e dytë bëmë mirë, ushtruam presion. Futëm Skukën e Mba, patëm raste, por nuk arritëm të barazonim edhe për shkak të atyre dy golave që ishin vetëvrasje. Pati edhe raste të tjera të diskutueshme. Duhet të vazhdojmë me këtë grintë e dëshirë.
Kemi një repart me lojtarë të ri, futbolli është lojë gabimesh. Lojtarët mërziten me veten, por kjo është loja. Morën golin e parë kur ne ishim kërkues. Me top 70 metra të gjatë kundërshtari dilte para. Këto janë gabime që ndodhin, lojtarët gabojnë sepse janë njerëzor.



