Pioli: Katër ditë vendimtare për sezonin e Milanit, mund të fitojmë ndaj Interit

Pioli: Katër ditë vendimtare për sezonin e Milanit, mund të fitojmë ndaj Interit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Spezias në kampionat.

Tekniku kuqezi deklaroi është katër ditët e ardhshme, do të jenë vendimtare për sezonin e Milanit.

Pioli u shpreh besimplotë për një fitore në ndeshjen e kthimit ndaj Interit në gjysmëfinalen e Champions League, ndërsa sqaroi edhe situatën e të dëmtuarve.

Dëmtimi i Bennacer nuk duhej, si për momentin e sezonit, ashtu edhe për situatën e krijuar nga humbja. Leao kundër Spezias nuk do të jetë, por të dielën duhet të kthehet me grupin dhe të jetë e gatshëm për kthimin ndaj Interit. E njëjta gjë vlen edhe për Krunic e Messias. Katër ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sezonin tonë, duhet të fitojmë katër ndeshje për të shkuar në Ligën e Kampioneve edhe në sezonin e ardhshëm.

Me Interin mund të fitojmë, por do të duhet në paraqitje perfekte. Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen e ndeshjes së parë dhe rezultatin. Tani duhet të mendojmë që të fitojmë ndeshjen, kemi cilësitë dhe potencialin për ta bërë një gjë të tillë. Për t’ia dalë, do të duhet të besojmë deri në fund dhe të bëjmë paraqitjen perfekte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy