
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet sfida mes Partizanit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 20-të në Abissnet Superiore.
Laçi vjen pas dy fitoreve radhazi në kampionat dhe do të kërkojë një tjetër triumf. Në krahun tjetër, Partizani po kalon një moment të vështirë dhe nuk njeh fitore në kampionat prej 4 javësh.
Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare të kësaj përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Hoxha; Hadroj, Sota, Menich, Atanaskoski; Telushi, Matondo, Murataj; Hoti; Cara, Mensah.
Laçi: Dajsinani; Duka, Roganovic, Velkoski, Ziko; Manellari, Ujka, Spahiu; Bajramaj, Shkurtaj, Mazrekaj.



