
Manchester United i është rikthyer një piste të vjetër e cila po bën bujë në Premier League . James Maddison është shëndërruar në shumë të rëndësishëm ‘’ në King Power Stadium ‘’ duke shtuar shanset e Leicester City-t për arritjen me shpejtësi tek golat .
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ende janë në një situatë tejet të vështirë të cilën e ka shkaktuar Ralf Rangnick , trainer që do ti japë lamtumirën ‘’ Old Traffordit ‘’ në fundin e sezonit .
Gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm i kanë rikthyer sytë tek 25 vjeçari të cilin kërkon ta ketë pjesë për të ardhmen ku do të synohen titujt që i kanë munguar prej shumë vitesh vitrinës së mbushur me të tillë .
‘’ The Foxes ‘’ janë koshientë për potencialin e Manchester United pa harruar edhe Liverpoolin me Arsenalin dhe mund të përfitojnë nga ky rast për të fuqizuar arkat edhe pse largimi i James Maddison nuk do të harrohej lehtë sepse ka lënë gjurmë gjatë katër sezoneve me Leicester City-n por përpara një interesi të tillë, çdo lojtar e mendon dy herë hapin e rradhës sepse konsiderohen destinacione të preferuara për shumë talentë të arenës europiane.
Për 20 herë kampionët e Premier Leagues rimëkëmbja ka filluar, gjatë të cilës spastrimet do të jenë pjesë e domosdoshme.
Kreativiteti dhe bashkpunimi me shokët e tij ia kanë rritur ndjeshëm vlerat James Maddison dhe një interes i këtyre përmasave konsiderohet një arritje për britanikun edhe pse kjo çështje është akoma e freskët dhe i mbetet shumë kohë për të marrë një zgjidhje definitive .



