
Më 6 tetor, Italia do të përballet me Spanjën në stadiumin “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League.
Ditën e sotme, trajneri Roberto Mancini ka publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje. Në listë janë të gjithë lojtarët që ishin edhe në Europian, aty ku në fund morën edhe trofeun, teksa është shtuar edhe kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini bashkë me sulmuesin Raspadori.
Skuadra që do të fitojë në gjysmëfinalen e 6 tetorit, do të luajë në finale me fituesin e çiftit Belgjikë-Francë.
Lista e plotë:
Portierët: Donnarumma, Sirigu, Meret
Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Toloi.
Mesfushorët: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Pessina, Verratti.
Sulmuesit: Berardi, Bernardeschi, Chiesa, Immobile, Insigne, Raspadori.



