Fund dramatik me 2 gola në shtesë, titulli në Paraguai vendoset në ndeshjen e çmendur (VIDEO)

Fund dramatik me 2 gola në shtesë, titulli në Paraguai vendoset në ndeshjen e çmendur (VIDEO)

Një ndeshje me të vërtetë e çmendur ka qenë ajo në Primera Division në Paraguai, mes vendasve të Guarani dhe miqve të Cerro Porteno. Ishte një sfidë, ku vendosej titulli kampion, me miqtë që kryesonin kampionatin me 37 pikë dhe një barazim i nxirrte kampion, ndërsa vendasit me 35 pikë, e kishin detyrim fitoren.

Përballja mes dy ekipeve, i kishte të gjitha brenda, duke filluar nga kartonët e kuq, ku u dhanë 4 të tillë, deri te shënimi i golave, ku u realizuan 4.

Ndeshja nisi shumë mirë për Guaranin, që në minutën e 15 ishte më një lojtar më shumë, pasi Benitez u ndëshkua me të kuq dhe në të 36-ën, vendasit kaluan në avantazh me Oviedo. Në minutën e 51 do të vinte edhe goli i dytë për Guarani, me autor Gonzalez. Kaq mjaftoi që në “Estadio Rogelio Livieres” të shpërthente festa e çmendur, pasi skuadra e tyre kishte marrë tashmë kryesimin dhe titulli ishte shumë pranë.

Fundi i sfidës ishte me të vërtetë dramatik. Me vendasit që fillimisht mbetën me 9 lojtar, pasi Fernandez dhe Servio u ndëshkuan me të kuq. Nga kjo përfitoi Cerro Porteno, që u hodh e gjitha në sulm dhe në minutën e 99-të, gjetën golin e parë, ndërsa dy minuta më vonë u shënua edhe goli i barazimit, që vlen titullin kampion. Në stadium pllakosi heshtja dhe të vetmit që festonin, ishin lojtarët dhe tifozët miq.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy