Tafas: Me trajnerin e ri po përmirësohemi, ekipi është më i motivuar

Tafas: Me trajnerin e ri po përmirësohemi, ekipi është më i motivuar

Portieri i Kukësit, Angelo Tafas, ka folur për mediat, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë të hënën ndaj Partizanit.

Në fjalën e tij, Tafas tha se verilindorët po përmirësohen me trajnerin e ri, ndërsa shtoi se ekipi është i motivuar për një rezultat pozitiv.

Nuk jam hero, por bëra punën time mirë në dy ndeshje, por në dy ndeshje te tjera marr përgjegjësi për golat që kam pësuar. Nuk quhem hero, heronj quhen ato që kanë luftuar jo unë. Unë thjesht kam bërë mirë.

Me trajnerin e ri po përmirësohemi çdo ditë dhe kemi ide më të qarta. Ekipi është më i motivuar, por tani do ta shohim në ndeshje.

Fryma në grup është e mirë. Grupi ka shumë pozitivitet dhe të gjithë jemi shumë mirë. Normalisht kur nuk kemi rezultatet në anën tonë, nuk jemi të lumtur. Ekipi i këtij sezoni është më i kompletuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy