Lewis Hamilton është bërë sot piloti i parë në historinë e Formula 1 që arrin 92 fitore në botën e automobilizmit. Piloti britanik me triumfin në Çmimin e Madh të Portugalisë ka parakaluar legjendën Michale Schumacher, i cili në karrierën e tij kishte 91 fitore.
Përsa i përket garës Valteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Max Verstappen.
Një paraqitje deri diku pozitive për Ferrari-n në karahasim me garat e fundit pasi sot Charles Leclerc u rendit në vendin e katërt, ndërsa Sebastian Vettel përfundoi i 10.



