Pas humbjes 4-1 ndaj Finlandës, Shqipëria U-21, ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj moshatarëve të Malit të Zi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit, e cila do të luhet më 17 tetor.
Sa i përket gjendjes së ekipit, Cristian Shpendi dhe Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike pas ndeshjes me Finlandën U-21 dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor i skuadrës. Për këtë arsye, trajneri ka vendosur të thërrasë Stiven Bibo dhe Eljon Toçi.
Kombëtarja U-21, deri më tani në kualifikueset e “Euro 2025” ka zhvilluar tre ndeshje në grupin E dhe ndodhet në vendin e dytë me gjashtë pikë, po aq sa Zvicra që kryeson renditjen falë golavarazhit më të mirë.



