Vetëm dy javë para startit të kualifikueseve të paraeliminatoreve të Europianit 2025, trajneri i Shqipërisë në basketboll, Afrim Bilali, ka njoftuar dorëheqjen. Kjo është bërë e ditur nga vetë trajneri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku zbulon edhe arsyen. “Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakordësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, shkruan trajneri. Bilali ishte pjesë e Kombëtares shqiptare nga viti 2019 ndërsa tani ka nisur puna për zgjedhjen e trajnerit të ri.



