Skuka në dyshim për Vllazninë, Mehmeti: Vllaznia lë hapësira, duam mbështetjen e tifozëve

Skuka në dyshim për Vllazninë, Mehmeti: Vllaznia lë hapësira, duam mbështetjen e tifozëve

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ndaj Vllaznisë ditën e nesërme.

Tekniku i të kuqve, tregoi se Xhuljano Skuka nuk është një gjendjen e tij optimale.

Gjithashtu ai foli edhe për kundërshtarin duke dhënë se lë hapësira për të luajtur.  

“Ne do bëjmë maksimumin, kemi marrë masa. Do jetë e vështirë por shpresojmë që të fitojmë meqë kemi kohë pa fituar. Sa i takon ndryshimit, jam fokusuar te skuadra tani dhe sesi e ka interpretuar lojën më parë. Trajneri Daja kishte atë lloj filozofie, secili ka profilin e vet. Jam munduar të vendos lojtarët në pozicionet e veta.

Dihet që ndeshjen me Skënderbeun, Skuka ka sakrifikuar prej problemeve fizike. Në ekip janë të rëndësishëm të gjithë elementët. Skuadra ka qenë në ekuilibër, veç disa momenteve që nuk kanë qenë mirë. Skuka ka potencial për t’u rritur më shumë, i kam dhënë besim por ka nevojë të ketë rritje taktike, është lojtar individualist.

Kemi respekt për të gjitha skuadrat. Ne do bëjmë maksimumin dhe do shohim ndeshjet javë pas jave, ne jemi Partizani dhe ata do e kenë të vështirë përballë nesh.

Kemi vetëm problemin e Skukës, ka pasur shqetësime. Duke pasur parasysh terrenet dhe ndryshimet e stadiumeve, ndikojnë te gjendja fizike e lojtarëve. Bëjmë ndeshje çdo 3-4 ditë, kemi alternuar gjendjen fizike që mos kemi dëmtime. Shpresojmë ta menaxhojmë mirë. Megjithatë, të menaxhojmë mirë grupin sepse në të tilla situata kemi lojtarë për të plotësuar mungesat.

Duke pasur parasysh lojën e dy skuadrave, shpresojmë të ketë interes nga tifozët tanë. T’i kënaqim me lojë dhe rezultat, sepse Vllaznia të jep hapësira në lojë. Të dhënit besim te lojtarët, kjo ka qenë motoja ime. Të kemi besim te njëri-tjetri, te forca e grupit. Nuk kemi kohë për hapa false”, u shpreh Mehmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy