
Rektori i Universitetit “Mesdhetar”, Adrian Civici u shpreh se anglezëve në finalen e humbur ndaj Italisë i mungoi komunikimi me publikun. Në emisionin “EuroZone” në MCN TV, Civici është shprehur se Italia mori mesfushën dhe ia doli të triumfojë.
“Southgate i kishte thënë tifozëve që të mos e fishkëllenin himnin Italisë, por ata e fishkëllyen. Nuk e kuptoj dot këtë që bënë. Para ndeshjes thamë që kush e zotëron mesfushën fiton. Italia e bëri këtë. Anglezëve sot i mungonte një lider, që t’i tërhiqte para. Kane ka bërë ndeshje të mira dhe shumë të dobëta. Sot Kane fitoi pak dyluftime, shpërndau shumë pak topa. I mungoi anglezëve komunikimi me publikun. Ekipi dukej shumë i ftohtë sot.”, u shpreh Civici.



