
Si çdo merkato , ekipet e Premier Leagues do të marrin një rëndësi të veçantë për shkak të potencialit ekonomik .
Arsenali dhe Evertoni do të zhvillojnë një sfidë interesante për Mykhaylo Mudryk të Shakhtar Donetsk i cili po hedh hapa drejt një të ardhme të sigurtë.
Oferta e ekipit të drejtuar nga Frank Lampard fatkeqësisht është refuzuar nga ukrahinasit për arsye se 30 milionë euro nuk i kanë bindur për ti dhënë dritën jeshile largimit të mesfushorit.
Megjithatë ‘’ Blutë ‘’ mbeten ende në lojë por do të kenë një garë shumë të vështirë me ‘’ Topchinjtë ‘’ të cilët sigurisht janë një ekip me më shumë histori dhe e kanë më të lehtë pjesëmarrjen në Europë.
Favori i Mykhaylo Mudryk është se mund të adaptohet në disa pozicione dhe ky fakt e ka ndihmuar Shakhtar Donetskun për të arritur objektivat gjatë ndeshjeve .
Deri në këtë moment mesfushori i gjigandëve të Ukrahinës është aktivizuar në 300 minuta të përmbledhura në 4 sfida duke befasuar anglezët , pavarësisht se kjo ligë nuk ka të krahasuar me Premier Leaguen .
Janari është afër dhe për Arsenalin dhe Evertonin do të jetë një duel emocionues deri në fund sepse pavarësisht emrit , llogaritë bëhen në funksion të hapësirave që do të ketë në të ardhmen , gjithmonë nëse do të largohet nga ekipi i Igor Jovicevic për të provuar veten në një ndër kampionatet më spektakolarë të futbollit.



