Flamurtari ka zyrtarizuar një lëvizje të rëndësishme në fundin e merkatos. Klubi vlonjat, ka prezantuar sulmuesin Anthony Beji.
Nigeriani vjen nga skuadra e Bylisit, me të cilët ka spikatur në Superiore, në dy vitet e kaluara.
Me ballshiotët 24-vjeçari luajti për katër sezone, ndërsa tashmë ka vendosur të ndryshojë ambient, duke kaluar në Vlorë.



