
Antonio Conte i rikthye titullin kampion Interit në sezonin e kaluar, pas disa viteve pritje. Tashmë tekniku italian është në stolin e Tottenham, por nuk e përjashton mundësinë që një ditë të rikthehet te zikaltërit.
Në intervistën e dhënë, Conte komplimentoi atë që po bën Interi tani, ndërsa shtoi se e kanë bazën që për qëndruar lartë për një kohë të gjatë.
“Inter? Mund t’i komplimentoj, mendoj se kanë bazën për të qëndruar atje lart për një kohë të gjatë. Ndoshta, një ditë, mund të kthehem për të përmbysur përsëri parashikimet”, u shpreh Conte.



