
Ish-mesfushori holandez, Wesley Sneijder shprehet se tani shikon Italinë si favorite për të fituar Europianin. Në një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij, Sneijder ka thënë se në fillim shikonte Francën si favorite, por ajo nuk e ka bindur me atë që ka treguar në fazën e grupeve.
“Pas gjithë asaj që kam parë, kam një kombëtare të re të preferuar dhe favorite për të fituar. Tani zgjedh Italinë. Mendoja se Franca ishte favoritja e madhe, por ata nuk më kanë bindur deri më tani. Kështu që po bëj një ndërrim të vogël”, u shpreh Sneijder.
Kujtojmë se tani Kampionati Europian ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe pasi u luajt faza e grupeve, tashmë vjen ajo më e bukura, faza me eliminim direkt, ku skuadrave nuk iu lejohen gabimet.



