
Real Madrid ka njoftuar ditën e sotme largimin e sulmuesit Borja Mayoral. Ky i fundit është transferuar te skuadra tjetër spanjolle, Getafe.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shumën e 10 milionë eurove dhe ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi.
Pas disa huazimeve në skuadra të ndryshme, ku së fundmi ishte te Roma, tashmë Reali ka vendosur ta shesë përfundimisht 25-vjeçarin.
Mayoral ka firmosur për 5 sezone me skuadrën e Getafe dhe ka nisur menjëherë nga stërvitja.



