Ndeshja kryesore e javës së dhjetë në Kategorinë Superiore, ajo mes Kukësit dhe Tiranës, është mbyllur në barazim pa gola.
Gjithçka u mbyll në barazim 0-0, porse polemikat e shoqëruan këtë ndeshje edhe në përfundimin e saj për golin e anulluar të Kukësit.
Skuadra e Skënder Gegës Kukësi ishte më ngulmues se Tirana e cila edhe për shkak të mungesave të shumta, duke i lënë iniciativën verilindorëve. Tirana rezistoi deri në fund dhe mund edhe ta kishte mbyllur me tre pikë këtë sfidë, por Muçi në frymën e fundit nuk gjeti devijimin e duhur për të mposhtur portierin Tafa. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 0-0 që nuk kënaqin asnjë prej trajnerëve, pasi ekipet kanë humbur përsëri terren ndaj kreut.



