
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Superiores, të vlefshme për javën e 24-t.
Skënderbeu kryeson 0-2 në transfertë ndaj Erzenit. Koçarët shënuan dy gola të shpejtë, me Franklin dhe Nikajn, ndërsa në fundin e pjesës së parë, shijakasit shpërdoruan edhe një penallti me Kahrimanovic.
Në avantazh edhe Dinamo ndaj Laçit në transfertë. Ndonëse kurbinasit dominuan, kryeqytetasit ia dolën të shënojnë me Denisson në minutën e 30-të.



