Scamacca në radarët e Parisit

Scamacca në radarët e Parisit

 Emërimi i Luis Camposit si drejtori sportiv i Paris St Germain konsiderohet një privilegj dhe njëkohësisht një detyrë e vështirë për portugezin.

Fakti   se ‘’ Les Pariziens ‘’ bashkjetojnë me suksesin në çdo sezon e shton urinë drejt arritjes së objektivit që lidhet me fitimin e Uefa Champions Leagues.  

Largimi i Mauricio Pochettinos dhe mbërritja e Christophe Galtier në ‘’ Parque de Prince ‘’ ka shënuar fillimin e një etape të re në historine e këtij klubi i cili shquhet për transferimet cilësore ndër vite.

Gianluca Scamacca , një risi e futbollit italian që mbron ngjyrat e modestëve të Sassuolos, me anë të talentit që e karakterizon ka impresionuar përtej Scudettos , fakt që konsiderohet një plus shumë i madh për të ardhmen.

 Interesin e parizienëve e ka konfirmuar edhe presidenti i “ Neroverdëve “  Giovanni Carnevali  gjatë një interviste me gazetarin e shquar Gianluca Di Marzio  :

“ Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Luis Campos dhe u takuam gjatë finales së Champions Leagues në Paris . Biseduam për disa lojtarë dhe një prej tyre është Scamacca ‘’ , theksoi italiani.

Francezët e konsiderojnë  një vlerë të shtuar 23 vjeçarin dhe tashmë e kanë bërë hapin e parë kundrejt një oferte prej 35 milionë eurosh. 16 gola në 38 sfidat e sezonit të shkuar e kanë zgjeruar interesin pikërisht në Serinë A sepse edhe Milani me Juventusin dëshirojnë transferimin e golashënuesit, për të cilin Sassuolo pretendon 50 milionë euro.

Eshtë shumë herët për të dhënë një verdikt më të qartë sepse negociatat vijojnë dhe në këtë histori janë përfshirë klube shumë të famshëm, të cilët do të masin forcat jashtë fushave të blerta gjatë një merkato që parashikohet tejet e luftuar dhe me të papritura .  

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy