
Sulmuesi Armando Broja, ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë, që e la jashtë fushave të blerta për disa muaj. Në një intervistë të dhënë për faqen e klubit, Broja deklaroi se ishte një periudhë e vështirë për shkak të dëmtimit, por tani është i lumtur për rikthimin. Lojtari tha se dëshiron të kthehet në formën më të mirë. “Është gjë e mirë të jesh përsëri mes djemve, mes grupit të lojtarëve. Ishte një periudhë e gjatë jashtë, nuk ishte e thjeshtë të qëndroja jashtë i vetëm, por jam i lumtur që jam përsëri me djemtë. Isha jashtë për një periudhë të gjatë kohe. Nuk është e thjeshtë kur ke dëmtime të tilla, ndaj jam me të vërtetë i lumtur dhe falënderues që jam përsëri me grupin. Është një sezon i madh, një fazë përgatitore gjithashtu. Dua vetëm të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe ta rinis nga aty.”, u shpreh Broja.



