
Pavarësisht ecurisë shumë të mirë në Ligue 1, Paris St Germain vijon me luhatjet në Champions League dhe Luis Enrique tanimë ka filluar të mendojë për afrimin e të tjerë elementëve gjatë merkatos së verës .
Reparti defensiv nuk po e bind teknikun asturian dhe një ndër objektivat për këtë periudhë do të jetë Fikayo Tomori.
Ulje-ngritjet e shpeshta të ‘’ Les Pariziens ‘’ reflektojnë një moment delikat, i cili mund të përsëritet në një të ardhme të afërt nëse nuk ndërhyhet në momentin e duhur.
25 vjeçari i Milanit prej disa sezonesh është shëndërruar në një ndër më cilësorët në prapavijë por për kryeqytetasit do të jetë mjaft e vështirë për shkak të rëndësisë në skemat e Stefano Piolit.
Objektivi i Nasser Al Khelaifit është fitimi i Champions Leagues dhe numri një i stolit e njeh shumë mirë këtë rrugë për arsye të suksesit në të kaluarën me Barcelonën.
Në sezonin aktual Fikayo Tomori është aktivizuar në 9 sfida , gjatë të cilave ka gjetur një herë rrugën e rrjetës, prezenca e të cilit e ka ndihmuar ndjeshëm prapavijën për të funksionuar ashtu siç duhet gjatë tyre.



