E ardhmja jo e sigurtë e Dusan Vlahovic në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , nuk i ka lënë zgjidhje tjetër drejtuesve të Juventusit veçse të kërkojnë një zëvëndësues për serbin .
Gianluca Scamacca vijon të mos ndihet komod tek West Hami dhe në kohët e fundit e ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Serinë A.
‘’ Zonja e Vjetër ’’ do të kërkojë me çdo kusht të përfitojë pasi sulmuesi e njeh shumë mirë Serinë A, për të cilin vijon të tregojë interes edhe Milani.
Megjithatë , situata e bardhezinjve aktualisht ia vështirëson golashënuesit 24 vjeçar transferimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , shtuar edhe faktin se ish rekordmenët e Calcios mund të mos marrin pjesë në Champions League në sezonin vijues , të cilët do t’ia linin rrugën e lirë ‘’ Djallit “ për arritjen e këtij akordi.
Për më tepër, kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube mbetet i preferuari i Gianluca Scamaccas dhe me transferimin e mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ do të kishte mundësinë të provonte veten për të parën herë në karrierë.



