Skënderbeu mposht Tiranën në finalen e tretë, tifozët korçarë mbushin pallatin e sportit

Skënderbeu mposht Tiranën në finalen e tretë, tifozët korçarë mbushin pallatin e sportit

Skënderbeu ka fituar finalen e tretë në volejboll për femra, teksa ditën e sotme ka mposhtur Tiranën.

Me dy finalet e para, një të fituar nga korçaret dhe një nga kryeqytetaset, në finalen e tretë ishin vajzat e Skënderbeut, që ia dolën të triumfojnë.

Në “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu ka fituar 3-0 me sete (27-25, 25-17, 25-22) duke kaluar rezultatin e përgjithshëm në favor të vet 2-1 në total.

Vajzat e drejtuara nga Pandush Kapedani, u shfaqën dominuese nga fillimi në fund, duke triumfuar pa shumë probleme.

Vlen të përmendet edhe një numër i lartë tifozësh në “Tamara Nikolla”, me korçarët që pas skuadrës së futbollit që është drejt Kategorisë së Parë, kanë filluar të mbështesin skuadrën e volejbollit.

Finalja e katërt është planifikuar të zhvillohet më 7 maj në Tiranë. Në rast se në këtë duel fitojnë vajzat bardheblu të Amarilda Prengës, atëherë ajo që do të vendos fituesin do të jetë finalja e 5-të e 10 majit, që është planifikuar të luhet në Korçë, ndërsa në rast se Skënderbeu triumfon finalen e katërt, atëherë do të fitojnë titullin kampion, që në Korçë mungon nga viti 1986.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy