
Rodrigo De Paul është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar afrimin e mesfushorit argjentinas.
Pas 5 sezoneve si pjesë e Udinese, De Paul tashmë largohet nga Serie A dhe do të provojë një eksperiencë në La Liga.
Kampionët e Spanjës kanë punuar për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me lojtarin, sidomos pas një periudhe ku kishte treguar paraqitje shumë të mira në Kupën e Amerikës me Argjentinën.
De Paul ka firmosur me Atletico Madrid kontratë 5-vjeçare dhe pas përfundimit të pushimeve do të vihet nën urdhrat e trajnerit Simeone.



