
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida mes Dinamo City dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.
Dy ekipet luftojnë për katërshen e parë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren në takimin e sotëm.
Ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN 24.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Dinamo City: Sali; Meksi, Hoxha, Behiratche, Lorran; Goudiaby, Qefalija; Zabërgja, Denisson, Vila; Kaçorri.
Skënderbeu: Alia; Vangjeli, Prençi, Dëumfour, Gerço; Rabiu, Liço, Janaqi; Rashica, Franklin, Nikaj.



