Partizani ka njoftuar ditën e sotme, huazimin e portierit Aldo Teqja, te skuadra e Bylis. Pas afrimit të mbrojtësit Marcelino Preka, të kuqtë kanë arritur marrëveshjen, për të huazuar portierin deri në fund të sezonit.
Teqja ishte një titullar i padiskutueshëm për Partizanin, në ndeshjet e Europës, me trajner Dritan Mehmetin, por me ardhjen e trajnerit italian, Kolela, situata ndryshoi, pasi si portier i parë tashmë është zgjedhur Bekim Rexhepi.
Njoftimi i klubit:
Partizani zyrtarizon transferimin me formulën e huazimit të Aldo Teqjas drejt KF Bylis. Marrëveshja mes dy klubeve për huazimin e portierit është konkretizuar sot dhe Teqja do të jetë lojtar i KF Bylis deri në përfundim të sezonit futbollistik 2022-2023.



