
Tirana është shpallur kampione e Kategorisë Superiore për 15-vjeçarët. Bardheblutë kanë mposhtur ditën e sotme në finale Internacionalin me rezultatin 2-1.
Në stadiumin “Selman Stërmasi” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, ku Tirana realizoi dy herë me Bamin në minutën e 41 dhe Allmuçën në minutën e 50, ndërsa Bode shënoi në minutën e 58-të për Internacionalin. Këta të fundit luajtën në sulm deri në fund, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit, që nuk erdhi.
Tirana ia doli kështu që të triumfojë në fund dhe lojtarët bardheblu ngritën lart trofeun, të cilin e fituan pas një sezoni të lodhshëm dhe të luftuar.



