Real Madridi mendon për William Saliba

Real Madridi mendon për William Saliba

Në orët e fundit drejtuesit e Real Madridit janë fokusuar tek një tjetër element për mbrojtjen . William Saliba i Arsenalit, sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur , tanimë është në listën e ‘’ Los Merengues ‘’. 22 vjeçari i Marseilles aktualisht konsiderohet ndër mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe kryeqytetasit nuk duan ta humbasin këtë rast gjatë merkatos së janarit. Dëmtimi i Eder Militaos e ka shqetësuar jo pak Carlo Ancelottin dhe tanimë drejtuesve nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të transferojnë një tjetër element në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. Siç dihet Real Madridi në çdo sezon pretendon arritjen e suksesit në çdo kompeticion por duhet marrë në konsideratë se ‘’ The Gunnersat ‘’ mund të rezistojnë në lidhje me francezin, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Mikel Artetas . Gjithsesi s’duhet anashkaluar Florentino Perezi, i cili gjithmonë ka dhënë maksimumin për skuadrën e zemrës, president që ndër vite ka arritur akorde me shumë lojtarë të njohur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy