
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, u shpreh se CAS-i shqiptar që do të krijohet, do të jetë nga më të mirët në botë.
Ylli u shpreh se lufta mes KOKSH dhe FSHF ka qenë e hershme, por shtoi se është i lumtur që Gjykata i hoqi pezullimin Armand Dukës.
Nuk miratohen anëtarët pa u miratuar rregullorja e CAS. Rregullat miratohen nga të gjitha federatat. Kemi bërë një rregullore, që nuk do e ketë asnjë nga vendet europiane. Siç e ka CAS-i i Lozanës. E voton Asambleja.
Mbi ligjin nuk ka asnjë njeri. As FSHF as KOKSH dhe asgjë. Marrja pjesë në Asamblenë e KOKSH, nuk është taksative. CAS-i është detyrim. Çdo Federatë duhet ta njohë. CAS jo vetëm që do jetë serioz, por do jetë nga më të mirët në botë.
Heqja e pezullimit për Dukën? Më vjen mirë për vendimin e Gjykatës. Futbolli është sporti më popullor në vend. Lufta e FSHF me KOKSH është e hershme, nuk ndodhi tani që jam unë. Arbitrazhi do jetë me zyra më vete, që është i detyruar shteti shqiptar, që t’ia gjejë zyrat. Për buxhetin për CAS, vendos asambleja.



