
Kandidatëve për të përforcuar mesfushën e Interit gjatë merkatos së janarit , së fundmi i është shtuar edhe Nahitan Nandez.
Uruguajani edhe pse nuk ka rezultuar ndër më të mirët Cagliarit gjithsesi e ka bindur Simone Inzaghin dhe drejtori sportiv Beppe Marotta ka përveshur mëngët për ta realizuar objektivin.
Ishi i Lazios e konsideron një vlerë të shtuar në këtë repart dhe një fakt i cili mund ta avantazhojë Interin janë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të cilat mund të rezultojnë determinante për të ardhmen e ishi-t të Boca Juniorsit.
Prej pesë sezonesh 27 vjeçari aktivizohet me Cagliarin dhe e njeh mjaft mirë Serinë A.
Transferimi i mundshëm në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të konsiderohej një hap shumë i suksesshëm në karrierë, duke qenë se do të përfaqësonte një ndër klubet më të rëndësishëm të Italisë dhe gjithashtu një rival të sikletshëm edhe në Europë.
Me ishullorët Nahitan Nandez duke iu referuar sezonit aktual, numëron 11 sfida, 1 gol dhe 1 asist dhe natyrisht interesi i Interit ia rrit ndjeshëm vlerat.



