Interi i hedh sytë tek Chelsea

Interi i hedh sytë tek Chelsea

   Fitimi i Serisë A është hedhur mbas krahëve nga Interi . Zikaltërit po mundohen të gjejnë alternativat e duhura për ti shërbyer sezonit vijues dhe objektivi kryesor i Antonio Contes është përforcimi i çdo reparti për të mos hasur ndonjë kundrakohë . Rikthimi në Champions League është një vështirësi më vete sepse marrin pjesë kockat më të forta të Europes dhe italianët duhet të tregojnë forcën e tyre.  Për këtë arsye  traineri 51 vjeçar i ka hedhur grepat në Londër tek  Chelsea. 

Emerson Palmieri dhe Olivier Giroud janë dy të përzgjedhurit e rradhës  për projektin që është duke ndërtuar . Si italiani ashtu edhe francezi mendohen të vihen në shitje nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe 19 herë fituesit e Scudettos  nuk kanë ndërmend ta humbin këtë rast .    Këto lojtarë janë të ndërgjegjshëm se sa kerkues është tekniku nga Lecce për arsye se në të kaluarën kanë luajtur nën urdheëat e tij dhe fakti se Thomas Tuchel nuk  i llogarit për të ardhmen , e lehtëson largimin e tyre nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.  

Rruga për Interin do të vështirësohet  në sezonin vijues sepse presioni do të bjerë direkt mbi to dhe të mëdhatë e Serisë A dhe të Europës  do të kërkojnë ti prishin punë dhe duhet të jenë në lartësinë e duhur në çdo ndeshje për të mos e humbur ritmin e fituar me shumë sakrifica .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy