
Në orët e fundit drejtuesit e Interit kanë nisur tratativat për përforcimin e ofensivës në lidhje me sezonin vijues.
Alternativave i është shtuar edhe Artem Dovbyk, i cili po shfaq potencialin në rradhët e Gironas, skuadër që për hir të së vërtetës ka impresionuar në këtë fazë të parë të sezonit.
26 vjeçari konsiderohet një ndër pikat e forta të 11-shes së formuar nga traineri Michel. Simone Inzaghi e e shikon si zëvëndësuesin ideal të Marko Arnautovic ose Alexis Sanchezit, të cilët janë drejt metrave të fundit të karrierës.
Deri më tani Artem Dovbyk numëron 14 sfida 6 gola dhe 3 asiste me Gironan dhe gjatë merkatos së verës do të ketë kohën e mjaftueshme për të marrë vendimin e duhur për vijimësinë.
Jo vetëm italianët por edhe disa pretendentë të tjerë janë interesuar për golashënuesin, të cilëve nuk i është bërë me dije emri, skuadra e të cilit ndoshta do të ndryshojë historinë e La Ligas në sezonin aktual.



