
Largimi i Joao Cancelos tek Bayern Munchen natyrisht ka lënë një boshllëk në prapavijën e Manchester City-t dhe drejtuesit janë vënë menjëherë në ndjekje të zëvëndësuesit.
Sipas ‘ The Sun ‘ Guardiola është fokusuar tek Ben Chillwell por ky operacion ‘’ The Citiziens ‘ mund ti kushtojë shumë shtrenjtë , ashtu siç ndodhi edhe me transferimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ gjatë merkatos verore të 2020-tës.
Asokohe të ashtuquajturit ‘’ Blutë e Londrës ‘’ investuan pak më shumë se 50 milionë euro për 26 vjeçarin, qëllimi i të cilëve është të dalin të fituar dhe janë të gatshëm të negociojnë për jo më pak se 60 milionë euro.
Një statistikë shumë e rëndësishme që ja vlen të përmendet është se presidenti Todd Boehly ka investuar plot 750 milionë euro për kryeqytetasit në dy merkatot e fundit dhe në vijimësi synojnë të rikuperojnë sadopak nga kjo shifër .
Duke qenë se Manchester City konsiderohet një ndër ekipet më të pasur , për Chelsean do të ishte një mundësi që s’duhet humbur për tu fuqizuar me largimin e ishi-t të Leicester City-t nga Londra.



