Van Bommel rikthehet në stol, do drejtojë skuadrën gjermane

Van Bommel rikthehet në stol, do drejtojë skuadrën gjermane

Vazhdon “valsi” i trajnerëve në kampionatet elitare të Europës. Këtë herë është skuadra gjermane e Wolfsburg, që ka ndryshuar “timonierin” e ekipit. Pas largimit të Oliver Glasner, i cili mori drejtimin e Eintracht Frankfurt, te Wolfsburg do emërohet një ish-lojtar i njohur i futbollit botëror, siç është Mark Van Bommel. Holandezi ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit gjerman dhe do të jetë në stolin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Wolfsburg zhvilloi një kampionat të shkëlqyer, në sezonin që lamë pas, teksa arritën të renditen në 4 më të mirat, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Champions League.

Sipas asaj që raporton “Die Telegraaf”, kontrata për 44-vjeçarin është gati dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, i cili pritet të vijë në orët e ardhshme nga klubi gjerman.

Në të kaluarën, si trajner, Van Bommel ka drejtuar skuadrën holandeze të PSV, ku qëndroi për një sezon e gjysmë dhe në 75 ndeshje si trajner me këtë ekip, regjistroi 44 fitore, 15 barazim dhe 16 humbje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy