John Terry i jep fund papunisë, Chelsea zyrtarizon rikthimin e ish-kapitenit

John Terry i jep fund papunisë, Chelsea zyrtarizon rikthimin e ish-kapitenit

John Terry i jep fund papunësisë, pasi është rikthyer te Chelsea. Këta të fundit nëpërmjet një komunikate zyrtare, kanë bërë të ditur se Terry është emëruar si trajner i Akademisë së Chelsea.

Terry është një legjendë e “Bluve të Londrës”, pasi ka mbajtur shiritin e kapitenit për shumë vite te kjo skuadër, duke u kthyer edhe në idhullin e shumë tifozëve.

Tashmë për ish-mbrojtësin nis një aventurë e re te Chelsea, ku si qëllim ka që në një të ardhme të afërt të marrë edhe drejtimin e ekipit të parë.

Vlen të përmendet se deri në qershor të këtij viti, Terry ishte pjesë e stafit teknik te Astoin Villa, ndërsa nga ajo kohë ka qenë i papunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy