Duel gjigandësh për Mike Maignan

Duel gjigandësh për Mike Maignan

Paraqitjet e shkëlqyera të Mike Maignan me Milanin ka shkaktuar interesin e dy gjigandëve europianë si Bayern Munchen dhe Manchester United.

Kontrata e francezit me kuqezinjtë përfundon në 30 qershorin e 2026-tës dhe drejtuesit e italianëve janë shprehur të gatshëm për t’ia rritur rrogën gardianit të tre shtyllave.

Transferimi i 28 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’ në 2021-shin tashmë konsiderohet një goditje e qëlluar në shenjë dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘, ‘’ The Red Devilsat do të japin maksimumin për arsye se Andre Onana ende nuk po bind.

Megjithatë, nga krahu tjetër , ish fituesit e Scudettos kanë si prioritet rinovimin e kontratës së Mike Magnan, një vlerë e shtuar në 11-shen e Stefano Piolit, pritjet e të cilit në shumë raste i kanë shpëtuar shtatë herë fituesit e Champions Leagues.

Siç dihet Milani mbetet kandidat potencial për fitimin e titujve në të ardhmen , sidomos në Itali dhe qëndrimi i lojtarëve më të rëndësishëm është një ndër objektivat kryesorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy