
Si pak herë në historinë e futbollit pritet që e ardhmja të na surprizojë në aspektin e merkatos .
Atletico Madridi përsëri nuk ka të ndalur në trokitjen e dyerve të lojtarëve cilësore sepse ‘’ Los Colchoneros ‘’ karakterizohen nga një shpirt luftarak , të gatshëm për të shtuar trofetë në të ardhmen .
Një histori tejet interesante ka nisur dhe spanjollët sigurisht pritet ta shijojnë në maksimum sepse flitet për një objektiv që ka arritur suksesin në Itali me modestët e Veronës.
Giovanni Simeone është marrë seriozisht nga drejtuesit dhe protagonisti është babai i tij ‘’ El Cholo ‘’ i cili mendon se ka mbërritur momenti që rrugët e tyre të bashkohen .
Gjatë këtij sezoni në Serinë A, 26 vjeçari e ka habitur argjentinasin sepse pavarësisht një loje spektakolare , potencialin e ka kanalizuar në 15 gola gjatë 26 ndeshjeve , statistikë që e afron me ‘’ Wanda Metropolitanon ‘’.
Periudha e huazimit tek Verona pritet të përfundojë në fundin e sezonit pasi kontrata me Cagliarin mbetet në fuqi deri në qershorin e 2024-tës por në ‘’ Bentegodi ‘’ mund të vihen në dipozicion të dëgjimit të ofertës për sulmuesin i cili me arritjet e deritanishme e ka rritur vlerën në merkato që aktualisht arrin 17 milionë eurot.
Vera e ardhshme sigurisht mund ti prodhojë ndryshimin e ëndërruar në karrierë , përkrah babait të tij në rolin e një nxënësi që mendon vetëm për tu përmirësuar çdo ditë.



