
Interi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me rezultatin 2-0 Udinesen, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Heroi i zikaltërve të Inzaghit ishte argjentinasi Joaquin Correa, i cili realizoi dy herë në pjesën e dytë, fillimisht në minutën e 60-të pas asistit të Bastonit dhe më pas në minutën e 68-të, këtë herë me asist të Dumfries.
Një fitore e rëndësishme kjo për Interin, që shkon në kuotën e 24 pikëve dhe i vihet në ndjekje Milanit dhe Napolit, që mbajnë kryesimin nga 28 pikë.
Ndërkohë Udinese mbetet në vendin e 14-të në renditje me vetëm 11 pikë të grumbulluara deri tani.



