
Mesfushori Frenkie de Jong është shëndërruar në prioritet për Manchester United në merkaton e verës.
‘’ The Red Devilsat ‘’ vijojnë me përpjekjet për të plotësuar dëshirën e Erik Ten Hag dhe sipas zërave të fundit, në ‘’ Old Trafford ‘’ po përgatitet një ofertë për transferimin e 25 vjeçarit e cila konsiston në 65 milionë euro dhe 20 të tjera që do të shkojnë në arkat e Barcelonës.
Megjithatë sipas ‘ Sky Sports ‘, britanikët kanë bërë me dije se shumë shpejt do ta ndërmarrin këtë nismë , lajm i raportuar edhe nga ‘ Mundodeportivo ‘, për të cilët do të jetë shumë e vështirë sepse rivalët historikë të Manchester City-t po bëjnë çdo përpjekje për ti mposhtur gjatë merkatos.
Por kjo histori do të ketë vështirësitë e veta sepse në lidhje me Frenkie de Jong kanë influencuar edhe aktorë të tjerë që janë të bindur për cilësitë e këtij lojtari dhe dëshirojnë qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’, ndër të cilët përfshihen Ronald Koeman , Patrick Kluivert dhe gjithashtu gazetari sportiv Lluis Canut për të famshmen ‘ Vaque Sagrades ‘ i cili komentoi :
“ Dyshimet e drejtuesve mund të influencojnë në rendimentin e Frenkie në të ardhmen . Eshtë një lojtar shumë cilësor, i denjë për Barcelonën “, përfundoi spanjolli.
Ndërsa ish sulmuesi hollandez këshilloi bordin drejtues për qëndrimin e Frenkie de Jong duke komentuar :
“ Nëse do të largohej, Barcelona do të shpenzonte shumë para . Besoj se e ardhmja e mesfushës do të ketë një histori ndryshe me prezencën e Frenkie “ , insistoi ish golashënuesi , autor i 122 golave me kuq e blutë.
20 herë kampionët e Premier Leagues prej vitesh po luftojnë për të ndryshuar historinë në kompeticionet pjesëmarrëse dhe duke filluar nga sezoni vijues besojnë se gjërat do të funksionojnë ndryshe sepse Erik Ten Hag është një trainer shumë profesionist dhe e kaluara tek Ajax Amsterdami është në favor të Manchester United .



