Napoli, objektiv tek Benfika

Napoli, objektiv tek Benfika

Që prej mbërritjes së Antonio Contes në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, tek Napoli ka filluar një revolucion.

Traineri nga Lecce e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit dhe presidenti Aurelio Di Laurentis beson fuqimisht në aftësitë e tij.

Italiani po punon me shumë përkushtim për të rikthyer buzeqëshjen tek ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe objektivi i rradhës është David Neres.

Lajmi është publikuar nga Ekrem Onur dhe flitet se numri një i bardhekaltërve mund të shpenzojë në 20-22 milionë euro për 27 vjeçarin.

Në sezonin e shkuar me Benfikën, ishi i Ajax Amsterdamit shënoi 5 gola në 35 sfida, i cili spikat për shpejtësinë dhe kapacitetin në triblime, aftësi që e bëjnë edhe më të pretenduar nga ekipet me emër.

Nëse do të vendosë për Napolin, do të ishte një avantazh për 3-5-2 shin e famshëm të Antonio Contes, i cili do të mbahet mend gjatë sepse në të shkuarën e uli nga froni i Serisë A Juventusin, pas nëntë sezonesh rradhazi.

David Neres është në një moment shumë të rëndësishëm në karrierë pas eksperiencave tek Ajaxi, Shakhtar Donetsk dhe Benfika, ekipe shumë cilësorë në kampionatet respektive.

Nëse do të largohet nga Lisbona për në Napoli, do të konsiderohej një ndër transferimet më të bujshëm për sa i përket Italisë, tek një ekip që do të drejtohet nga një trainer më shumë eksperiencë dhe gjithashtu të suksesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy