Chelsea vazhdon me mbrekullin e 13 në Premier League, hynë në historinë e futbollit anglez

Chelsea vazhdon me mbrekullin e 13 në Premier League, hynë në historinë e futbollit anglez

Skuadra e londineze e Chelsea e ka mbyllur vitin 2016 me një rekord të ri, pasi ka arritur 13 fitore radhazi! Blutë e Londrës kanë hyrë në historinë e futbollit anglez, duke arritur një sukses fantastik pas dominimit ndaj Stoke City (4-2), në ndeshjen e javës së 19-të të Premier league të shtunën.

Më parë, ishte vetëm Arsenali që kishte realizuar 13 fitore radhazi në Premierligë gjatë një sezoni, në atë 2001-2002. Në elitën angleze të futbollit, vetëm Preston North End dhe Sunderland në 1891-1892, në një tjetër epokë, kishin arritur një sukses të tillë!

“Shifrat nuk janë të rëndësishme nëse ne nuk fitojmë titullin”, është shprehur trajneri italian i Celsit, Antonio Conte. “Djemtë ishin fantastikë, por ne duhet të përqendrohemi në pjesën e dytë të sezonit”.

Blutë, kryesues të kampionatit, mund të thyejnë rekordin nëse të mërkurën triumfojnë ndaj Tottenham, në derbin e vështirë londinez.

Celsi qëndron i shkëputur në krye të Premierligës, duke humbur për herë të fundit në kampionat para tre muajsh, më 24 shtator në fushen e Arsenalit (3-0).

Ndërkohë, Liverpuli që mundi Manchester City 1-0 (goli i Wijnaldum) ka konsoliduar vendin e dytë në kampionatin e Anglisë (43 pike), duke ndjekur Celsin (49 pike), ndërsa City është në vendin e 3-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy