Skandali i trukimeve, Prokuroria sekuestron në FSHF raportin e UEFA-s

Skandali i trukimeve, Prokuroria sekuestron në FSHF raportin e UEFA-s

Prokuroria e Tiranës ka zbarkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit duke seksuestruar raportin e UEFA-s pas akuzave ndaj Skëndërbeut që ka trukuar mbi 50 ndeshje futbolli.

Në ambientet e FSHF-së janë paraqitur dy oficerë të policisë gjyqësore të cilët me urdhin e lëshuar nga kreu I Task Forcës I prokurorisë së Tiranës ka sekuestruar raportin e plotë të publikuar nga UEFA.

Prokuroria I ka kërkuar institucionit të futbollit shqiptarë që ti japë dy oficerëve të policisë të gjithë raportin dhe vendimet e masave të disiplinës në lidhje me takimet që skuadra e Skëndërbeut akuzohet që I ka trukuar. Pas hetimit të raportit Prokuroria pritet që të nisë marrjen në pyejte të të gjithë të akuzuarve që u ka dalë emri në raport. Uefa ka akuzuar drejtpërdrejt Skëndërbeun, financuesit e saj, Ridvan Bode, Agim Zeqo dhe Ardjan Takaj si dhe dy futbollistë të cilët kanë fiksuar ndeshje duke fituar miliona euro të paligjshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy