
Prej kohësh Real Betisi po tenton me çdo mënyrë të transferojë Houssem Aouar në ‘’ Benito Villamarin ‘’ por orët e fundit kanë marrë një lajm aspak të mirë.
Milani ka ndezur motorrët për francezin dhe për ‘’ Los Verdiblancos ‘’ rruga qartësisht vështirësohet.
30 qershori vijues është momenti kur kontrata e 24 vjeçarit me Lyonin përfundon dhe kuqezinjtë po mendojnë të fillojnë negociatat me drejtuesit e ‘’ Les Gones ‘’ për të parë se deri ku mund të arrijnë për talentin e tyre.
Në një kohë të shkurtër Houssem Aouar ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve të njohura dhe ‘’ Djalli ‘’ pretendon t’iu tregojë dhëmbët dhe të firmosë me një ndër objektivat kryesorë të Stefano Piolit për sezonin 2023-2024.
Fitimi i Scudettos pas shumë vitesh ishte rikthimi i shpresës në ‘’ San Siro ‘’ dhe tanimë italianët kanë fituar një lloj besimi, të cilin e kanë reflektuar në performancën e mrekullueshme në kampionat pavarësisht se janë të distancuar dukshëm nga Napoli , surpriza e këtij sezoni në Itali.



