
Ndonëse merkato do edhe dy muaj të hapet, te Juventusi kanë nisur qe tani nga puna, për të afrimet që do të bëjnë në verë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se bardhezinjtë, kanë arritur marrëveshjen, për të afruar mbrojtësin e majtë, Riccardo Calafiori.
Futbollisti shkëlqeu këtë sezon në Serie A me Bologna-n dhe do të transferohet në Torino në huazim me detyrim blerjeje, për një shifër totale prej 25 milionë eurosh. Calafiori do të zëvendësojë brazilianin Alex Sandro, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit.
“Zonja e Vjetër” ka piketuar gjithashtu edhe mesfushorin e PSG-së, Manuel Ugarte. Uruguaiani u transferua verën e kaluar te kampionët e Francës për 60 milionë euro, por pas një fillimi të mirë, tani nuk është më i paprekshëm.
Parisienët, janë ta hapur për të lejuar shitjen e tij. Juventus është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për shumën e 45 milionë eurove.



