
Real Madridi tashmë e ka asin nën mëngë në rast largimi të Zinedine Zidane nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ . “ Los Blancos “ i kanë hedhur grepat tek Massimilliano Allegri , trainer që ka dominuar Italinë me Juventusin në të kaluarën . Sezoni i vështirë i kryeqytetasve i është faturuar francezit që nuk ka ditur të rivalizojë si duhet në La Liga dhe Champions League , kompeticione në të cilat ka mbetur me duar bosh . Pavarësisht se ‘’ Galaktikëve ‘’ i mbetet edhe një ndeshje në Primera Division kundër Villarealit në shtëpi , kundërshtarët e Atletico Madridit nuk parashikohet se do të gabojnë në Valladolid sepse do ti thonin lamtumirë sakrificave të bëra deri në javën e fundit .
Kësaj alternative i është bashkangjitur edhe ajo e Raul Gonzalez Blancos që ka bërë një punë për tu duartrokirur me Real Madrid Castillan por italiani mbetet opsioni numër një . Manjati i ‘’ Los Merengues ‘’ Florentino Perez po e përjeton me shumë vrull këtë situatë dhe sipas ‘’ La Gazzetta Dello Sport ‘’ i ka bërë një ofertë e cila përmban në brendësinë e saj 2 sezone me opsion rinovimi me një tjetër kundrejt një page prej 10 milionë eurosh . Sukseset e të kaluarës nuk kishin se si ta mbanin larg kësaj piste Real Madridin që tashmë do t’ia lërë në dorë 53 vjeçarit që të bëjë zgjedhjen e tij .
Pas transferimit të Jose Mourinhos tek Roma , Massimiliano Allegri është bërë protagonisti i dytë i merkatos në lidhje me trainerët e njohur .
Kurrikulumi i shkëlqyër i trainerit nga Livorno i krijon një shpresë të madhe Real Madridit që nuk mendon të kursehet për të pasuruar organikën me goditje të kësaj natyre që mund të përcaktojnë ringritjen e tyre në stadin e dëshiruar .



