
Sulmuesi Gabriel Jesus është bërë pjesë e planeve të disa ekipeve me emër . Pas Arsenalit , për brazilianin ka ndezur motorrët Tottenham Hotspuri, ekip që do të performojë në Champions League në sezonin vijues , nën drejtimin e Antonio Contes.
Me italianin në stol , ‘’ The Spursat ‘’ patën fat dhe e mbyllën sezonin duke u renditur ndër katër të parat në tabelë dhe traineri nga Lecce mendon se merkatoja është tejet e rëndësishme për të ardhmen .
Oferta e parë e ‘’ The Gunners ‘’ u refuzua nga Manchester City sepse 35 milionë euro nuk i bindën drejtuesit e ‘’ The Citiziens ‘’ të cilët pretendojnë 60 milionë euro për 25 vjeçarin.
Parashikimet flasin për qëndrimin e ishi-t të Palmeiras në Premier League por në këtë histori do të mundohet të përfitojë edhe Paris St Germain , rival për tu marrë në konsideratë për shkak të potencialit të Nasser Al Khelaifit.
‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë fituar shumë besim sepse drejtohen nga një trainer i cili e tregoi në të kaluarën se çfarë është i aftë të bëjë dhe sipas ‘ The Sun ‘ do të mundohen t’ia prishin planet ‘’ Topchinjve ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ për talentin brazilian.
Largimi nga ‘ Etihad Stadium ‘ pothuajse është një fakt por duke qenë se pretendentët po shtohen, e bëjnë edhe më interesante këtë garë për nxënësin e Pep Guardiolas .
Pjesëmarrja në Champions League kërkon lojtarë me eksperiencë dhe londinezët po japin maksimumin për formimin e një ekipi kompetitiv që do të luftojë për fitimin e titujve duke filluar nga sezoni vijues .



