Mauro Icardi vijon të jetë një ndër lojtarët me më shumë shanse për tu larguar nga Paris St Germain në merkaton e verës.
Huazimi tek Gallatasaray i ka shërbyer argjentinasit për të rikuperuar disi terrenin e humbur në të kaluarën dhe ky fakt është pasuar me interesin e Milanit dhe Napolit.
Në Serinë A do të zhvillohet një supersfidë për golashënuesin , i cili e përfundoi sezonin aktual me 23 gola dhe 8 asiste në 26 sfida.
Me turqit gjithashtu ishi i Sampdorias arriti të fitojë kampionatin dhe liga ku arriti famën përsëri ia ka hapur dyert.
Si kuqezinjtë ashtu edhe napoletanët zhvilluan një sezon mbresëlënës, të cilët arritën në gjysmëfinalen e Champions Leagues ndërsa ‘’ Il Partenoepei ‘’ fituan Scudetton .
Ndërkohë drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë fërkuar duart , në pritje të fuqizimit sadopak të arkave me shitjen e lojtarit nga Rosario , i cili shkëlqeu në të kaluarën tek Interi por me tansferimin në ‘’ Parque de Prince ‘’ karriera e tij ndryshoi tërësisht.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.